Dhimbje, lot e vaj që të këput shpirtin, ceremonia e lamtumirës për familjen Lala në Durrës
Dhimbja nuk ka kufi në Pallatin e Kulturës në Durrës, që sot është i veshur i tëri në zi.
Britma, lot e vaj që të këput shpirtin, ku familjarët e të afërm, por edhe shumë të panjohur përcjellin në banesën e fundit anëtarët e familjes Lala të vdekur nën rrënojat e tërmetit tragjik.
Postimi i Ramës
Durrës, Pallati i Kulturës – ÇFARË DHIMBJE përballë fotove të vogëlushëve që humbën jetën nën trupin e nënës që u shemb përtokë nga goditja fatale e peshës së shtëpisë së shembur?
Zoti e bëftë të lehtë dheun e 8 viktimave të familjes Lala??????????