Dhjetëra nxënës të shtrirë në tokë, flet shoqja e tyre: Helmimi ka qenë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi një erë e keqe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar për herë të dytë në harkun e pak ditëve në Gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier pasi të paktën 30 nxënës deri më tani janë transportuar në spital pasi kanë shfaqur simptoma helmimi.

Burime bëjnë me dije se nxënësit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen ndërsa disa ambulanca kanë mbërritur në ambientet e shkollës për të bërë transportimin e nxënësve.

Në ambientet shkollës është krijuar një kaos i madh ndërsa në oborrin e saj dhe në rrugë shihen nxënës të shtrirë nëpër troturare dhe rrugë.

Në vengjarje kanë mbërritur qytetarë të shumtë dhe familjarë të nxënësve, ndërsa mabulancat vijnë e shkojnë njëra pas tjetrës duke transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit të rinjtë.

Ka një tension nga ana e prindërve pasi kërkojnë informacion për fëmijët e tyre nëse janë pjesë e atyre që janë prekur, ndërsa dera e shkollës është e mbyllur dhe nuk lejohen gazetarët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë ku gazetarja e Fax Neës, Fatmira Bajrami raporton se është ngritur një grup hetimor për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Një prej nxënëseve të kësaj shkolle ka hedhur akuza shumë të forta në mikrofonin  e Fax News, pasi shprehet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Ajo ka treguar se në shkollë është bërë asnjë eksperiment, ndërsa shton se kaldajat nuk funksionojnë.

“Nuk është asnjë lloj eksperimenti që është bërë, nuk ka fare kaldaja. Kjo është hera e dytë që po ndodh kjo, dhe ne mendojmë se është e qëllimshme. Në orën e pushimit, u hap nujë aromë që të bllokonte frymëmarrjen dhe nuk mbusheshim dot me frymë.

Ka vajza nga e gjithë shkolla që u ka rënë të fikët, kjo është hera e dytë që ka ndodhur është e papranueshme. Aroma është përhapur në shkollë, është një tip gazi, që nuk dimë ta shpjegojmë. Nuk e di nëse është bërë nga njerëz të brendshëm të shkollës, apo nga jashtë. Nuk ka lidhje me eksperimentet dhe me kaldajat siç është thënë më parë”, u shpreh nxënësja./Faxweb.al

SHKARKO APP