Dhjetëra policë zbarkojnë në Shkodër, 14 të arrestuar

Dhjetëra forca policie kanë mbërritur nga Tirana në Shkodër. Forcat Renea, FNSH dhe Shqiponja kanë arrestuar rreth 14 persona, pasi prej kohësh dyshohet se këta persona ushtronin veprimtarinë e paligjshme te dhënies apo marrjes se fajdeve tek qytetaret.

Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhëra ndalimi është 16, ndërkohë që ky numër pritet që të shtohet. Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm duke nisur menjëherë aksionin blic.

Forcat e policisë janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke berë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndersa pritet që hetimet të shkojnë edhe më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fajdet janë kthyer ne një shqetësim ne Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro 2 muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?