Dhjetëra qytetarë të plagosur në protestë
Në përplasjen e sotme me policinë përballë Parlamentit mbetën të plagosur të paktën 26 protestuesit. Shifra ende nuk është e konfrimuar, por në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmë, deri në orën 12:30, 26 protestues. Policia ka dhënë vetëm shifrën e 22 efektivëve të plagosur.
Një protestuese e lënduar dhe e shtruar aktualisht në Spitalin Ushtarak tregon se në protestë u lënduan jo vetëm gra e burra, por edhe fëmijë të mitur.
“Ky është shteti jonë, që merr përpara gra e fëmijë. Aty mbetën të shtypur edhe fëmijë, mes turmës dhe policisë. Nuk e di se ku do arrijë kjo gjendja jonë, ky është shteti jonë”, shprehet gruaja e shtruar në spital, e cila bashkë me të lënduar të tjerë u vizituan nga deputetë të Partisë Demokratike.
https://www.facebook.com/faxweb1.al/videos/346265239470712/
KOHA JONË SONDAZH

