Dhjetori i festave, Belshi ndez dritat. Rama poston fotot magjike
Belshi ka ndezur dritat dekorative, duke u kthyer në një nga qytetet më të bukur në Shqipëri në këtë sezon festash. Me qindra qytetarë e turistë u mblodhën për të shijuar atmosferën festive dhe koncertin e organizuar nga bashkia. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga dekori i përgatitur për festat e fundvitit. Dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike të Belshit e kanë zbukuruar atë, duke e shndërruar në një qytet vërtet magjik.