Dhjetori nis me ulje temperaturash, bora zbardh verilindjen

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjell edhe reshjet e para të borës në veri-lindje të vendit.

Pasditen e së martës në verilindje nisën reshjet ndonëse me intensitet të ulët. Në Kalimash trashësia e dëborës arriti deri në 5 centimetra. Rruga e Kombit kalohet paprobleme pasi firma mirëmbajtëse ka bërë vazhdimisht pastimrimin e borës nga asfalti duke hedhur edhe kripë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe disa fshatra të Dibrës, kryesisht në Kala të Dodës dhe Lurë.

Në këto zona nuk paraqiten problematika për momentin, ndonëse mund të vijnë nga ngricat në vazhdim.

SHKARKO APP