Dh*nimi bru*al i avokatit Mëngjesi, kolegu Visha: Ja sa vite burg rrezikojnë autorët
Avokati Saimir Visha, kreu i shoqatës së avokatëve penalistë,dhe koleg me Sokol Mëngjesin, thotë se krimi ka marrë një revansh ndaj organeve të drejtësisë. Rrahja brutale e Mëngjesit, për të është në vijim të atyre ngjarjeve të mëparshme ku një gjyqtari në Shkodër i vihet bombë në derën e shtëpisë, një tjetër avokat kërcënohet dhe vjen kjo ngjarja e djeshme.
“Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi nuk ka lidhje fare me ish-Kryeministrin, por me detyrën e avokatit. Kjo çështje nuk erdhi rastësisht dje, por duhej të ishte zgjidhur më përpara që të mos vinim në këtë gjendje ku ndodhet sot profesor Mëngjesi”, tha Visha.
Për të prekja e çdo punonjësi të sistemit të drejtësisë duhet të ketë një ndëshkim më të rëndë penal. “Në rastin konkret kemi një tentativë vrasje, dhe një tentativë vrasje me paramendim, dënohet jo më pak se 20 vjet burgim. Jo më kot është përcaktuar vendi, jo më kot u organizuan këta persona, jo më kot ai u godit në kokë, pra nuk kemi plagosje të lehtë, por kemi një tentativë vrasje me paramendim”, tha Visha.