Dhoma e Tregëtisë: Të legalizohet kanabisi dhe shtëpitë publike
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka hedhur idenë e lejimit të kanabisit për nevoja farmaceutike. Në një deklaratë për mediat, Jaka pohoi se duhet të zbatohet formula, ashtu sikur në vendet europiane, si Hollanda, Italia dhe Greqia. Ai shtoi më tej se duhet të kemi qasje ligjore dhe për prostitucionin.
Deklarata:
Jaka: Incidenti i ndodhur kohët e fundit është një incident që dënohet nga të gjithë dhe në mënyrë të veçantë nga dhoma e tregtisë, pra është një incident që nuk duhet ti ndodhë vetëm një investitori të huaj por asnjë investitori dhe qytetari shqiptar dhe në rastin konkret është shumë e rëndësishme që ne të fokusohemi për të bërë një analizë me qetësi dhe të presim edhe rezultatet e hetimit sepse është shumë e rëndësishme që mos promovojmë paraprakisht efekte dhe pasoja pa e ditur se kush ka qenë edhe shkaku i goditjes. Kemi një iniciative investimi që në 2008 dhe që akoma nuk është implementuar. Është shumë e rëndësishme që ne të ndërgjegjsohemi për seriozitetin e investitorëqve të huaj.
Gjatë konferencës për shtyp, Nikolin Jakaj u ndal edhe tek çështja e kanabist, kur propozoi legalizimin njësoj si Holanda.
Jaka: Pse mos zbatojmë edhe ne formulën e Holandës, Italisë apo dhe të Greqisë për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike apo siç e lejon edhe ligjet europiane.
Madje jakja shkoi edh emë tej, kur tha se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e disa shteteve europiane për legalizimin e prostitucionit.
Jaka: Pse jo mos kalojmë edhe në ligje të tjera të cilat liberalizohen dhe është një paketë psh, të merret qasja ligjore që ka Gjermania dhe Austria për shërbimin e femrës që janë gjëra normale.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2ImlhS-Tb0w” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

