Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Të lejohet importi i mbetjeve, të legalizohet kanabisi dhe shtëpitë publike
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kërkon nga parlamenti votimin e ligjit që lejon importin e mbetjeve urbane nga jashtë.
Përmes një deklarate, kreu i këtij institucioni, Nikolin Jaka, thotë se me këtë ligj i hapet rrugë hyrjes së lëndëve të riciklueshme në vend.
Por veç kësaj Jakaj ka propozuar edhe legalizim të shtëpive publike dhe kanabisit për qëllime mjekësore.
Sa i përket shtëpive publike, Jaka thotë se Shqipëria duhet të zbatojë formulën e Italisë, Greqisë dhe Holandës.
KOHA JONË SONDAZH

