Dhuna barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi disa javë më parë, Vocaj: Vijojnë kërkimet për arrestimin e 10 agresorëve

Policia ende nuk ka rënë në gjurmë e tre prej autorëve të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 29 majit.

“Policia e Tiranës ka bërë të mundur të arrestojë dy autorët kryesorë, të cilët hetohen nën masën e sigurisë arrest me burg dhe njëkohësisht vijojnë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e 10 personave të tjerë.

Fillimisht kërkimet tona kanë qenë në territorin e qarkut të Tiranës, por tashmë vijojnë në gjithë territorin dhe shpresojmë që të kemi rezultate të shpejta për vendosjen para drejtësisë të këtyre individëve”, tha drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

SHKARKO APP