Dhuna ndaj gazetarëve në Leposaviq, Meta: Dënoj sulmin brutal nga banditët e maskuar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për dhunën e gazetarëve në Leposaviç. Ai shkruan përmes një postimi në Facebook, se dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin e orkestruar nga banditët e maskuar.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar! Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike. Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre”,-shkruan Meta.

Sot gjykata serbe në Kralevë vendosi arrest me burg për 3 policët e rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës, nën akuzën e armëbajtjes pa leje dhe trafikut të armëve.

SHKARKO APP