Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët në gjithë vendin 3 ditë bojkot seancave gjyqësore

Të gjithë avokatët në vend duke nisur nga sot deri më datë 7 do të bojkotojnë 3 ditë të gjithë seancat gjyqësore. Vendimi u mor nga Dhoma Kombëtare te Avokatisë pas sulmit barabar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi i cili është dërguar për mjekim në Athinë.

28 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë votuan pro bojkotit të gjyqeve, ndërsa pritet që të marrin pjesë vetëm në seancat për masat e sigurimit. Vetë kryetari Maks Haxhia shpjegoi se ky vendim i avokatëve vjen pas indiferentizmit të institucioneve të drejtësisë të cilët pas dhunës ndaj Mëngjesit nuk reaguan për të dhënë mesazhe të forta se figura e mbrojtësve ligjorë duhet të respektohet.

SHKARKO APP