Dhuna ndaj studentëve revolton kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi ulet në shesh. Basha niset drejt protestës
Një grup të rinjsh teksa protestonin paqësisht pranë Teatrit Kombëtar janë sulmuar nga forcat e policisë. Dhunë është ushtruar edhe drejt mediave dhe gazetarëve të pranishëm, te cilët janë në krye të detyrës.
Policia ka hedhur spraj, gaz lotsjellës, madje ka përdorur edhe shkopin e gomës për të shpërndarë protestuesit.
Pikerish kjo situate ka shkaktuar revolten e kryetares se LSI-se, Monika Kryemadhi, e cila eshte ulur kembekryq ne shesh, duke bllokuar dhe qarkullimin e automjeteve ne bulevard.
Kryemadhi deklaroi se do të protestojë si qytetare dhe u bëri thirrje të gjithëve të mos i binden qeverisë. “Edi Rama mendon se ka fituar. Mendon që e prishi një godinë. Mendon se historinë e shqiptarëve ta ndryshojë me historinë e Vuçiçit. Ai teatër vërtetë vërtetë është rrënojë. Ai është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë. Do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndrimin tim. I bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile, partive politike të vinë këtu. Të ishin atje në mëngjes siç ishin artistëve. Boll morën projekte dhe bëjnë fjalime për mbrojtjen e teatrit. Ose përndryshe ta mbyllin gojën. Ta mbaj mend që në burg do shkojë. Ta mbajnë mend të gjithë aqta policë që kanë dhunuar gazetarë, artistë dhe studentë. Nuk i frikëson Edi Rama studentët. Do t’i bëjmë personale. Nëse ka policë që nuk ka bukë të hanë dhe të gënjehen e dy lekë le të vazhdojnë. Mua këtu më kanë, unë do bëj detyrat e mia. Unë do të ulem këtu“,- deklaroi kryetarja e LSI.
Ndërkohë në orën 17: 15, Partia Demokratike njoftoi se kreu i PD-së, Lulzim Basha po niset per tek zona përpara Ministrise se Brendshme.
Lexoni edhe…
Video ekskluzive/ Momenti kur policia hyri me forcë në Teatër dhe arrestoi artistët
Presidenti Meta: Ky është krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm
Policët sulmojnë edhe ish-deputetët
Pamjet e dhunës barbare ndaj qytetarëve, artistëve dhe gazetarëve
Neritan Ceka: Kjo është diktaturë, po goditet qytetërimi!
Vangjel Tavo: Sot Shqipëria është zyrtarisht një vend diktatorial
https://www.facebook.com/silvacakaLSI/videos/674190646708384/