Dhuna ndaj të miturit/Komiteti i Helsinkit: Policia duhet të karakterizohet nga humanizmi

Dhunimi i të miturit nga disa efektivë të policisë së Tiranës ditën e djeshme te Kodrat e Liqenit ka sjellë reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shpreh indinjatën e thellë për aktin e paprecedentë të dhunës fizike që ka shkaktuar tek i mituri dhe pasojat psikologjike dhe emocionale.

KSHH shprehet se dhuna nga polici është haptazi në tejkalim të detyrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku thuhet se ”përdorimi i forcës nuk duhet të jetë më i madh se ‘absolutisht i nevojshëm’ për arritjen e qëllimeve të përcaktuara”.

Më tej thuhet se “Për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të vendosur me akt normativ për lirinë e lëvizjes, policia e shtetit duhet të karakterizohet gjerësisht nga parimi i humanizmit. Është e kuptueshme që kjo luftë me pandeminë nuk ka qenë e lehët as për policinë e shteti e cila ndodhet në frontin e parë për përballimin e krizë, por në një kohë që shqiptarët po përballem prej më shumë se 2 muajsh me rregulla strikte, humanizmi në komunikim dhe sjellje duhet të mbizotërojë ndaj qytetarëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?