Dhunë çnjerëzore 19-vjeçarit, ministria greke: Hetim për të burgosurit

Redjon Shtylla

Një skandal i madh është shënuar në Greqi. 19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Lucaj, që dyshohet se është bashkëautor në vrasjen e studentes Eleni Topaludhi në Rodos, ra pre e rrahjes raciste brenda institucionit të paraburgimit. Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasnin dhe për këtë ata u siguruar që pa dokumentonin vetë, pasi dhunën e filmuan me celular. Kur u zgjua, Luca pohon se e gjeti veten në një dhomë tjetër dhe pa rroba.

“Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”. Mediat greke raportojnë se kanë qenë 7 persona që ushtruan dhunë ndaj 19-vjeçarit. Dy prej tyre janë identifikuar, ku njëri është grek dhe tjetri shtetas i huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër i burgosur, i cili ka qenë me grupin e dhunuesve, tha në një lidhje direkte për një televizion të Athinës, se derën e qelisë së Aleksandër Lucës e gjetën të hapur. Ai nënvizoi se gardiani nuk mund të bënte asgjë. Mësohet se Luca do të transferohet në një burg tjetër dhe është ministria greke e Drejtësisë, ajo që bëri të ditur se ndryshimi bëhet për të siguruar jetën e 19-vjeçarit. Megjithëse i vendosur në një qeli vetëm dhe larg të burgosurve të tjerë, ata mundën të hyjnë dhe të hapin derën e qelisë së tij. Një i burgosur i cili foli në kanalin televiziv “SKAI”, tha se ngjarja ndodhi pak kohë pas ushqimit të drekës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rreth 7 të burgosur hynë në qelinë e 19-vjeçarit dhe filluan ta shajnë dhe ta godasin atë. Jo të gjithë morën pjesë në rrahjen e tij por disa prej tyre kishin me vete edhe thika”. Shqetësim është se si të burgosurit arritën tek qelia e shqiptarit dhe se si e gjithë ngjarja u filmua nga celularë, të cilët janë të ndaluar në burgjet greke. Videot e dhunës u shpërnda nga mediat greke, ku komentet nuk kanë munguar. 19-vjeçari u dërgua në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin “Evangelismos”. Drejtorja e spitalit, tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital dhe pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve dhe më pas e kthyen sërish në burg.

“Ai u rrah por nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital”. Autori tjetër grek, Manolis Koukouras, pretendon se vrasjen e ka kryer shoku i tij shqiptar. 21-vjeçar grek vazhdimisht kishte mohuar përfshirjen në krim, pavarësisht se ndaj tij rëndonin provat e gjetura. Në këtë pikë, hetuesit grekë kanë dy dëshmi nga të pandehurit, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin. Aleksandër Lucaj, Manolis Koukouras dhe studentja Eleni Tofaloudis kanë qenë së bashku në shtëpi mbrëmjen e 27 nëntorit. Policia dyshon se ngjarja ndodhi pasi vajza ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me të dy dhe në këtë moment është tensionuar situata. Ajo u qëllua me hekur në kokë, dhe goditjet ishin aq të forta saqë i ishte këputur veshi i majtë. Më pas, dy të rinjtë e lidhën me litar nga këmbët vajzën 21-vjeçare dhe e hodhën në det. Trupi i të ndjerës u gjet të nesërmen e 28 nëntorit.

Mjekët konfirmuan se Eleni kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes, çka do të thotë se ajo ishte gjallë kur u hodh në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon gjithashtu se 21-vjeçarja ishte përdhunuar dhe dhunuar. Por hetuesit nuk janë të qartë se kur është përdhunuar vajza, pasi ka dyshime, referuar edhe dëshmisë së dy të rinjve, që ajo fillimisht mund të ketë kryer marrëdhënie me ndonjërin prej tyre. I dyshuari Manolis Koukouras ka thënë në dëshmi se shoku i tij Aleksandër Luca e qëlloi me hekur në kokë pasi u mërzit kur ajo i tha se: “Seksi me të nuk ishte aq i mirë sa me shokun e tij”, raportuan mediat greke. Megjithatë, hetimet janë ende në vijim dhe policia mendon se në ngjarje mund të jetë i përfshirë edhe një person i tretë.

Greqia zyrtare: Hetim disiplinor dhe penal

Ministria e Drejtësisë në Greqi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj 19-vjeçarit shqiptar. Në reagimin zyrtar, ministria e konsideron të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa pohon se ka nisur hetimet se si ka mundësi që të burgosurit e tjerë u futën në qelinë e Aleksandër Lucës.

“I paraburgosuri A.L. 19-vjeç ishte vendosur në një dhomë të veçantë pas urdhrave të qarta të Ministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij. Megjithatë, ai u sulmua në qelinë e tij nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në qendrën shëndetësore Kapandritiou dhe më pas në spitalin Evangelismos për kontroll.

Ai u trajtua dhe nuk ishte e nevojshme shtrimi në spital dhe u kthye në burg. Ka nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe hetim penal për të burgosurit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë greke të Drejtësisë. Mësohet se Luca do të transferohet në një burg tjetër dhe është ministria greke e Drejtësisë, ajo që bëri të ditur se ndryshimi bëhet për të siguruar jetën e 19-vjeçarit. Megjithëse i vendosur në një qeli vetëm dhe larg të burgosurve të tjerë, ata mundën të hyjnë dhe të hapin derën e qelisë së tij.

Vrasja e studentes greke

Aleksandër Lucaj, Manolis Koukouras dhe studentja Eleni Tofaloudis kanë qenë së bashku në shtëpi mbrëmjen e 27 nëntorit. Policia dyshon se ngjarja ndodhi pasi vajza ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me të dy dhe në këtë moment është tensionuar situata. Ajo u qëllua me hekur në kokë.

Më pas, dy të rinjtë e lidhën me litar nga këmbët vajzën 21-vjeçare dhe e hodhën në det. Trupi i të ndjerës u gjet të nesërmen e 28 nëntorit.

Mjekët konfirmuan se Eleni kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes, çka do të thotë se ajo ishte gjallë kur u hodh në det. Hetuesit nuk janë të qartë se kur është përdhunuar vajza, pasi ka dyshime që ajo fillimisht mund të ketë kryer marrëdhënie me ndonjërin prej tyre. Koukouras ka thënë në dëshmi se Lucaj e qëlloi me hekur në kokë pasi u mërzit kur ajo i tha se: “Seksi me të nuk ishte aq i mirë sa me shokun e tij”, raportuan mediat greke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?