Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet 48-vjeçari
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 48-vjeçar me akuzën e dhunës në familje. Në pranga ka rënë Agron Tashi, banues në fshatin Çikallesh.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.T., 37 vjeçe.
Gjithashtu ndaj saj, u plotësua dhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

