Dhunë fizike dhe psikologjike nënës, në pranga 25-vjeçari

Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij. Policia e Elbasanit ka arrestuar Aldo Sabriun, 25-vjeç banues në këtë qytet.

Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, 51-vjeçares me inicialet R. Sh., e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Elbasanit më datë 27 qershor 2017

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e “dhunës në familje”, dhe “veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?