Dhunë, vjedhje, falsifikim dokumentesh, përfundojnë në pranga 6 persona në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga gjashtë shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre u arrestua nga efektivet e Komisariatit Nr. 5 shtetasi D. G., 43 vjeç, banues në Zall Herr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin Elton Lika, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Mariglen Çunaj (Cunaj), 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

– Kleanthi Abrashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit D. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamzë dhe B. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?