Dhunimi i kushërinjve nga fisi Rraja, akuza nga Ilir Meta: Kjo është fytyra e Ramës dhe e regjimit kriminal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se dhuna ndaj qytetarëve, duke i referuar ngjarjes në Krujë ku fisi Rraja dhunuan barbarisht dy persona, është “fytyra e Edi Ramës dhe regjimit kriminal”. Më tej ai shprehet se është domosdoshmëri jetike që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të vihen para drejtësisë. ‘‘Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari”,-shkruan Meta.

Reagimi i plotë

Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!

SHKARKO APP