Dhunimi i Shehut të Teqesë së Gjirokastrës, arrestohet një nga autorët

Konkretisht, ato kanë kapur dhe ndaluar 24-vjeçarin Armand Bardhi, banues në Gjirokastër, i cili në bashkëpunim dhe me persona të tjerë të maskuar, në datën e lartpërmendur, në fshatin “Shtëpëz i Ri”, kanë vjedhur me dhunë banesën në pronësi të shtetasit Alim Saraçi, ku kanë marrë 150.000 lekë dhe disa bizhuteri, duke ushtruar dhunë fizike mbi Shehun e kësaj Teqeje dhe ndaj djalit të tij.

Njëkohësisht është bërë shpallja në kërkim edhe e katër personave të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tyre dhe po vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?