Dhunohen me grushta dy vëllezër, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit

Përshkallëzimi i një konflikti mes disa personave është parandaluar nga Policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. 5 persona kanë dhunuar dy vëllezër me grushta. Personat e përfshirë në sherr ishin duke pirë në një lokal në zonën e Yzberishtit dhe ishin nën efektin e alkoolit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke shoqëruar disa prej tyre. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?