Dhunohet 3-vjeçari: Më rrahu. Njerku: Ra nga divani (Rrëfime të frikshme)

Një ngjarje makabër është ajo në Kamëz. Më 24 prill, ku një 35-vjeçar akuzohet të ketë keqtrajtuar duke bërë të përfundojë në spital me fraktura të rënda, djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses me të cilën ishte njohur prej 1 viti. Alfred Kazanxhi këtë të hënë u la në masë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës. I vogli ndodhet në spitalin pediatrik në QSUT në gjendje të rëndë me politraumë, hemotoraks bilateral dhe frakturë të brinjëve. Vogëlushi është dërguar më 24 prill ora 12:00 në Spitalin e Traumës nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj, ndërsa sipas mjekëve gjendja ishte shumë e rëndë me shenja dhune dhe fraktura në gjithë trupin. Më tej e kanë dërguar për trajtim të specializuar tek pediatria në QSUT, ku ndodhet i shtruar. Sipas mjekëve, fëmija është me aparate të vendosura për monitorimin e oksigjenit dhe frekuencës kardiake.

Gruaja, A.Hoxha ndodhej tek fqinjët, ku prej disa muajsh punonte në familjen e tyre për pastrim dhe për t’u kujdesur për vajzën e tyre invalidë. Prej dy muajsh, A.Hoxha dhe bashkëjetuesi Alfred Kazanxhi jetonin me qira në një apartament në lagjen “Bulevardi Blu” në Kamëz, ndërsa më herët kishin jetuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Ajo ka qenë duke punuar në familjen e fqinjëve kur bashkëjetuesi e ka marrë në telefon duke i thënë të shkojë në shtëpi pasi djali është pa ndjenja.

“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje Gjaku në kokë. Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, tha A.Hoxha para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ky nuk është rasti i parë kur djali ka qenë rëndë, e kur sërish në banesë ka qenë vetëm bashkëjetuesi. A.Hoxha tregon episodin por mohon që Alfres kazanxhi t aketë dhunuar të voglin. “Djali 10 ditë më parë është rrëzuar nga divani duke vrarë kokën dhe e kam çuar në ambulancën e Kamzës ku mjeku e ka vizituar duke thënë se nuk ka problem serioze. Alfredi nuk e ka dhunuar ndonjëherë djalin”, është dëshmia e saj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjen ku gruaja punonte, duke dhënë më shumë detaje nga ky episod, ku sërish ajo ndodhej duke punuar tek ta. “Fillimisht kur punoja e merrja edhe djalin me vete, por kur Alfredi ishte kthyer nga Italia e lija në banesë me të. Rreth datës 8 ose 9 prill, gjatë kohës që qëndronte në banesë Alfredi I kishte thënë se djali ishte pa qejf dhe nuk e dinte çfarë kishte. I kishte dërguar foto të djalit, i enjtur dhe i nxirë në pjesën e syve”, tregojnë fqinjët.

Çfarë ka deklaruar në polici vetë 35-vjeçari i cili u arrestua një ditë pas ngjarjes, më 25 prill, nga efektivët e komisariatit numër 5, dhe që sipas autoriteteve rezulton të jetë i dënuar jashtë shtetit. “Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek Ali Demi dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz. Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, i hoqa rrobat e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital”, ka dëshmuar 35-vjeçari i cili këtë të hënë në gjykatë ka deklaruar se rezulton i martuar me letra me një grua tjetër. /Report TV/

SHKARKO APP