Dhunohet administratori i ujësjellësit Bulqizë
Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi ka dhunuar administratorin e Ujësjellësit në bashkinë e qytetit.
Në pranga përfundoi Blerim Dauti, 33-vjeç, banues në Bulqizë, pasi në lagjen “Minatori”, në Bulqizë, për shkak të detyrës ka goditur me grushta shtetasin N.M, 30 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë, administrator i ujësjellësit i Bashkisë Bulqizë).
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
KOHA JONË SONDAZH

