Dhunohet ashpër punonjësi i FSHF-së, dërgohet urgjentisht në spital

Genci Ruçi, shofer prej vitesh në institucionin e futbollit shqiptar, ka rënë pre e një dhune barbare një orë më parë afër banesës së tij.

Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtuesit e FSHF-së, të cilët kanë shkuar urgjentisht në spitalin e traumës.

Mësohet se Ruçi ka qenë duke shkuar në banesën e tij, teksa një grup të rinjsh e kanë goditur me gurë dhe levë në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësi i administratës së FSHF-së ka qëndruar i shtrirë në tokë për disa minuta, derisa ka mbërritur autoambulanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?