Dhunohet me shkopinj bejsbolli efektivi i “burgut 313”, policia jep detaje: Autorët në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një polic i burgut 313 është dhunuar nga tre persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”. Arbër Labi, 36 vjeç, punonjës pranë burgut 313, sapo ka dalë nga banesa është goditur me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar.

Pasi e kanë dhunuar, ata i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP