Dhunohet prokurori në Vlorë, policia: Ja për çfarë dyshohet
Një prokuror në Vlorë ka mbetur pre e dhunës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Prokurorisë së Vlorës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Prokurori i Vlorës me iniciale K.Ll, ka dëmtime në hundë, ndërkohë që autori i ngjarjes është arrestuar.
Pak pas ngjarjes së rëndë, policia bëri të mundur arrestimin e autorit, ideniteti i të cilit nuk dihet ende. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se incidenti ka ndodhur për shkak të detyrës.
Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

