Dhunoi kunatën, vihet në hetim 48-vjeçarja në Pogradec

Një 48-vjeçare është vënë në hetim pasi ka dhunuar kunatën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec.

Mësohet se bëhet fjalë për M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec. Pas këtij rasti, kunata e saj u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?