Dhunoi nënën e moshuar, pranga djalit në Fushë-Arrëz

Një 43-vjeçar është arrestuar sot në Fushë-Arrëz për veprën penale të dhunës në familje. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Vladimir Kola, i cili për motive ende të pazbardhura ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierz të Fushë-Arrëzit, ndërsa e moshuar V.Kola ka marrë hematoma në trup për shkak të goditjeve nga djali .

Grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit. Policia ka marrë në pyetje agresorin, i cili pritet të tregojë arsyet e vërteta të ushtrimit të dhunës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?