Dhunoi partneren, arrestohet shqiptari në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij duke e goditur me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së tyre 1-vjeçar, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar rastin, pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes shqiptare.

I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?