Dhunoi vajzën e mitur, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Një 37-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, ndaj edhe është arrestuar nga policia e Lezhës këtë të shtunë. Mikel Ahmeti ka dhunuar vajzën duke e goditur me një send të fortë në kokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, arrestuan shtetasin M. A, 37 vjeç, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë në pranga është vënë edhe 24-vjeçari Syrgen Shala, i cili lëvizte me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh, 24 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Toyota, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga 24 vjeçari”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?