Dhunon dhe filmon ”rivalen”, ja si 30-vjeçarja kanosi dhe rrahu 22-vjeçaren

Një histori shantazhi, bullizmi dhe kanosjeje mori fund në Shkodër. 30-vjeçarja Margarita Gjoni u arrestua pasi publikoi në rrjete sociale një ditë më parë pamjet e dhunës që ushtronte ajo vetë ndaj një 22-vjeçareje të cilën e akuzonte se kishte pasur marrëdhënie me partnerin e saj, një i ri me emrin Ndue.

Në video, viktima një vajze e re, deklaron se ka qenë nën presion e të riut për të mos treguar ngjarjen. Kjo histori nuk mbyllet me kaq pasi në rrjetet sociale u publikuan edhe dy video te tjera. Në një moment tjetër, 22-vjeçarja duket se mbahet sërish në një dhome jashtë dëshirës se saj dhe ajo është përballë Margarita Gjonit dhe dy vajzave të tjera, njëra prej tyre e cila vijon të filmoje.

Nën kërcënimin e Margaritës dhe shoqes së saj e cila i thotë të flasë ose do t’i nxjerre zemrën me hanxhar, 22-vjeçarja tregon se i riu Ndue, e ka marrë vajzën në shtëpinë e tij, aty ku e ka prezantuar me prindërit dhe sërish kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Videoja përfundon në momentin kur Margarita fillon ta godasë ashpër 22-vjeçaren dhe i kërkon shoqes së saj të mos filmojë më. Në videon e tretë, dallohet sërish vajza e re e cila është nën presionin e dhunueses ku ajo tregon detaje të reja, sesi Ndue e ka kërcënuar me jetën e familjarëve të saj nëse flet mbi këtë ngjarje.

Vetëm pas publikimit të këtyre videove, policia e Shkodrës reagoi duke arrestuar Margarita Gjonin ku akuzohet për veprat penale të “Kanosjes”, “Dëmtimeve të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike”. Në pyetje është marrë edhe i riu Ndue i cili ka hedhur poshtë akuzat ndërsa ndaj tij po vijojnë hetimet. /TCH/

SHKARKO APP