Dhunonte gruan, djalin dhe babain, arrestohet 40-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi terrorizonte prej kohësh të gjithë familjen, duke ushtruar dhunë sistematike nga gruas, djali dhe babait të tij.

Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre të pandërprerë për të evidentuar dhe goditur rastet e dhunës në familje kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Ysni Dosit, 40 vjeç.

Sipas policisë Ky shtetas për një periudhë të gjatë kohore ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.D., 39 vjeçe, ndaj djalit të tyre të mitur A.D., 13 vjeç, si edhe ndaj babait të tij, shtetasit B.D., i cili ka qenë edhe me urdhër mbrojtje, për këtë arsye.

Swiss Digital Desktop Reklama

40-vjeçari përveç rasteve të kryerjes së veprës penale dhunë në familje rezulton i dënuar edhe herë të tjera për një tjetër vepër penale, atë të vjedhjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?