Dhunonte partneren me mjete të forta, pranga 35-vjeçarit

Policia e Sarandës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës një 35-vjeçar, nën akuzën e dhunimit të partneres së tij më të re në moshë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Altin Elmazaj, lindur në Selenicë dhe banues në Sarandë. 

Sipas burimeve, në banesën e tij ai kishte dhunuar me armë të ftohta partneren 22 vjeçe, me të cilën bashkëjetonte. 

Kjo e fundit është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore, shtojnë më tej burimet policore. 

SHKARKO APP