Dhunuan shoferin e kamionit, Gjykata liron nga qelia vëllain e deputetit të PD-së
Në seancën e kësaj të marte, Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Alti Nallbatin, vëllain e kandidatit të PD-së Bledjon Nallbati. Ai u arrestua pak ditë më parë për dhunën e ushtruar ndaj një shoferi kamioni në Bilisht. 42-vjeçari është lënë në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Avokati Nevzat Tarelli shpjegoi se çfarë ndodhi në seancë dhe se ka qenë Prokuroria që ka kërkuar masën e detyrimit të paraqitjes. Por edhe kjo masë kundërshtohet nga mbrojtja me argumentin se nuk ekziston fakti penal.
”Në vlerësimin tonë mungon edhe elementët e veprës penale të prishjes së qetësisë publikë që është kundërvajtje penale. Ka pasur një akt të motivuar nga OPGJ për shkak se aty ka ndodhur një incident një konflikt verbal midis dy persona dhe ka ndodhur në unazën e qytetit të Bilishtit, tek rrethrrotullimi i Mirasit. Në vlerësimin tonë nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale”,-tha avokati.
KOHA JONË SONDAZH

