Dhurata Çupi: Kandidatët e PD po bëjnë fushatë politike! Nuk përmenden për veshje, batuta apo krehjen e flokëve

Sali Berisha po zhvillon një takim me gratë në Tiranë, ku të pranishme kanë qene edhe Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi.
Kandidatja Dhurata Çupi tha se ndryshe nga herët e tjera, risia e kësaj fushate është se gratë e PD po bëjnë fushatë politike ku artikulojnë shumë mirë programin.
“Këtë herë, ndryshe edhe nga fushatat nga eksperiencat në vendet e tjera, qoftë SHBA apo jo, është se zonjat kandidate janë konsideruar si zonja të cilave u janë përdorur veshja, ndejtja, krehja, pra janë përdorur gjithmonë si “të dyta” në fushatë.
Ne po bëjmë një fushatë me artikulim politik në lidhje me programin. Ne përmendemi që po bëjmë fushatë politike, kemi një program, atë të PD, e vetmja forcë politike me një program i cili është për të gjitha moshat dhe target grupet”!