“Dhurimi i Gjakut”, Meta vlerëson mjekun nga Kosova: Mirënjohje veteranëve të UÇK që mbështesin kauzat sociale e promovojnë vlerat kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar mjekun nga Kosova, dr. Halit Gërbeshi, me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Ja çfarë shkruan Presidenti Meta në Facebook, lidhur me këtë veprimtari

Për kontributin e çmuar në nxitjen e dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha vendet e rajonit ku banojnë shqiptarë dhe në vlerësim të angazhimit të tij për sensibilizimin dhe mbështetjen e kësaj kauze humane, duke u shndërruar në shembull frymëzimi dhe devotshmërie, pata dje kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun ortoped-traumatolog dhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Halit Gërbeshi.

Doktor Gërbeshi, me një eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë, por njëkohësisht edhe si një dhurues i rregullt i gjakut mbi 50 herë personalisht, ka meritën për themelimin e Grupit Gjithëkombëtar të Gjakut që u ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve talasemikë, si dhe ka frymëzuar shumë të tjerë, që vazhdojnë të dhurojnë rregullisht gjak, duke shpëtuar me qindra e mijëra jetë.
Mirënjohje të thellë edhe për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ashtu si Doktor Gërbeshi, janë të angazhuar në mbështetje të kauzave sociale dhe promovimit të vlerave tona më të mira kombëtare. ??❤️??

SHKARKO APP