Dhurimi i pronës, pa taksa – Udhëzimi i Financave/ Procedura që ndiqet dhe si vlerësohet pasuria

Ministria e Financave ka bërë me dije detajet se si mund të realizohet dhurimi i pronës apo truallit midis familjarëve pa paguar tatimin mbi të ardhurat në masën 15 për qind. Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare,  në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve që mund të jenë bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë dhe anasjelltas.

Ndërkaq, vlera e banesës dhe/ose truallit të dhuruar ose të përfituar nga heqja dorë e pasurisë brenda lidhjes gjinore në familje, për qëllime të llogaritjes së të ardhurës personale të përjashtuar nga tatimi, është çmimi minimal fiskal i përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, në momentin e dhurimit.

Nëse çmimi i banesës apo truallit të regjistruar në regjistrin kadastral sipas aktit përkatës noterial në momentin që është blerë apo përfituar kjo pasuri nga dhuruesi, është më i madh se çmimi minimal fiskal në momentin e dhurimit/heqjes dorë nga pasuria, atëherë vlera e banesës/truallit është vlera sipas aktit të regjistruar në regjistrin kadastral. Udhëzimi qartëson se kjo e ardhur nga dhurimi brenda lidhjes gjinore për banesën dhe/ ose truallin, është e përjashtuar vetëm një herë për një përfitues.

Swiss Digital Desktop Reklama

SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?