Dhuro, sensibilizim për të prekurit nga tërmeti
Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një adresë online për këdo që dëshiron të kontribuojë për qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë që zhvilloi herët në mëngjes.
Sipas Ramës, në platformën online E-Albania është krijuar një seksion i vetëm ku mund të kontribuohet në mënyra të ndryshme.
“Kemi përgatitur një adresë të vetme në platformën E-Albania për të gjitha ndihmat dhe kontributet e cila mundëson inventar dhe transparencë të plotë. Ajo ka tre rubrika, njëra është rubrika e dhurimit online të çfarëdo shume që i lind në zemër secilit”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

