Dhurojnë flokët në ndihmë të pacienteve me kancer gjiri
17-vjeçarja Jedrita Llapi ka vendosur t’i presë flokët e saj për gratë me kancer gjiri, të cilat pasi i nënshtrohen trajtimit me kimioterapi pësojnë rënie të flokëve.
Sëmundja e rëndë i dëmton edhe psikologjikisht gratë. Ndryshimi i pamjes së jashtme i bën ato të ndihen edhe më pesimiste. “Jo është shumë emocionuese aq me tepër për një kauzë të tillë”, thotë Jedrita.
Kjo është hera e tretë që gratë dhe vajza u vijnë në ndihmë pacienteve me kancer gjiri duke dhuruar flokët e tyre.
Muaji tetor është muaji i sensibilizimit të gjitha grave për kontrolle të vazhdueshme dhe jo vetëm, pasi edhe ato që janë prekur nga kjo sëmundje duhet të gjejnë forcë për ta sfiduar.
KOHA JONË SONDAZH

