Dialogu epik i Dash Sulës me Mërtirin

Deputeti Dashnor Sula, ka deklaruar se Lulzim Basha nuk i flet më, pasi ai ka kërkuar disa herë që në PD të mbahen zgjedhje për kryetarin dhe partia të mos vijojë me kryetar të komanduar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sula tha se baza nuk ka ndonjë interes për debatet e vulës, ndërkohë që ka denoncuar vendimet në parti që merren nga pak vetë.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dashnor Sula: Dëgjo mor cun, dëgjo! Unë nuk jam as kryetar, as sekretar i përgjithshëm, unë jam deputet. Unë dal këtu në emrin tim, për fytyrën time. Jam i vetmi deputet brenda grupit parlamentar, që pas 30 prillit, i kam thënë Alibeajt, ose bashkohuni me Foltoren, ose bëni parti të re. I kam thënë, Sali Berisha u zgjodh me 35-40 mijë vota. Ju zgjidhuni me 3-4 mijë, por nuk e bëjnë. Mua nuk më flet Lulzim Basha me gojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ergys Mërtiri: Po ç’lidhje ka kjo?

Dashnor Sula: Ka shumë lidhje. Nuk ju pëlqen e vërteta?

Ergys Mërtiri: Cila e vërtetë? Që nuk të flet ty Lulzim Basha?

Dashnor Sula: Kam thënë që partia duhet të hyjë në zgjedhje. Më thoshin, jo. Së fundmi, kam thënë, të dalim ti themi njerëzve, partia pas 4 majit…

Ergys Mërtiri: Pra po thua po shkoj te Sali Berisha tani….

Dashnor Sula: E do rrugën tani? Partia duhet të hyjë në zgjedhje. Sali Berisha nëse është burrë i mençur, duhet të krijojë kabinetin në hije.

Ergys Mërtiri: Sali Berisha është aty për të mbrojtur interesin e vetë.

Dashnor Sula: Ne duhet të bashkohemi, pastaj të nxjerrim qeveri në hije.

Ergys Mërtiri: Pra duhet të zgjedhë një kukull tjetër?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?