Dialogu i gazetarit Hoxha me oficerët e policisë gjyqësore

Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha u shoqërua mbrëmë vonë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor. Gazetari i emisionit “Xhungël” deklaroi mbrëmë në “Opinion” se piloti italian Guido Andrea Guidi ka pranuar se e kishte ulur avionin në Ishëm për të testuar pistën, me qëllim që të kthehej më vonë për të trafikuar 200 kg hashash. Kjo u cilësua nxjerrje e sekretit hetimor nga prokuroria e krimeve të Rënda, që vendosi ta marrë në pyetje në mesnatë Artan Hoxhën.

Dialogu me oficerët e policies gjyqësore

Oficeri i policisë gjyqësore: Kemi një deklarim,  një procedim që është regjistruar për nxjerrje sekreti. Eshtë e nevojshme të japësh një deklarim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari Artan Hoxha: Po ta dija që ishte sekret nuk do ta kisha nxjerrë. Nuk pret puna deri nesër, se do vë në alarm kot dynjanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Oficeri: Jo spret, 5 minuta punë është, procedurë.

Gazetari: E di sa zgjasin procedurat, jam bërë i vjetër në këtë punë

Fevizu: Po si hytë në Klan ju

Oficeri: Kemi urdhërin

Gazetari: Me çfarë do të lëvizim

Oficeri: Si të duash, mund të vish me mjetet tona

Fevizu: Jo se e shoqëroj unë, ku është?

Oficeri: Tek Prokuroria e krimeve të renda, tek burgu 313.

Sekreti hetimor/Gazetari Artan Hoxha shoqërohet në prokurori (VIDEO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?