Dialogu mes deputetëve në Komisionin e Integrimit: Dëgjo këtu ti pederast …. (VIDEO)
Komisioni për Integrimin Evropian është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Por, më shumë se tema e diskutimit, që është mjaft e rëndësishme për vendin, ka tërhequr vëmendje gjuha e përdorur nga të pranishmit.
Në videon që sjell “News 24″, teksa kryetarja e komisionit, Rudina Hajdari, thërret emrat e deputetëve të pranishëm në mbledhje, dëgjohet zëri i dikujt, që flet me mikrofonin ndezur, duke thënë “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.
Ndërsa më tej dëgjohet një tjetër zë, duke i thënë “Pse ça bëra unë?” Nuk dihet se mes kujt është zhvilluar kjo bisedë, por fjalët e përdorura lënë shumë për të dëshiruar.