Diaspora, shtetet e pazakonta nga do të votojnë shqiptarët

Në 85 shtete dhe janë 245.808 fletë votimi. Këto janë shifrat zyrtare për emigrantët shqiptarë që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Numri më i madh i fletëve të votimit do të dërgohet në Itali, plot 91.210 të tilla, ndërsa më pas vijnë Greqia, Gjermania, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar me një numër të konsiderueshëm emigrantësh të regjistruar.

Interesante është se një fletë votimi do të shkojë në shtete si: Fixhi, Gjeorgjia, Isle of Man, Jordania, Lihtenshteini, Madagaskari, Moldavia, Monako, Filipinet, Koreja e Jugut, Irani, Republika Demokratike e Lao’s dhe Venezuela.

Në listën e gjerë të shteteve të pazakonta, nga ku shqiptarët kanë shfaqur interes për të votuar janë edhe Kazakistani, Liberia, Kili, Ishujt Faroe, India, Brazili, Meksika, Vietnami, Tajlanda, Singapori dhe Malajzia.

Më 5 prill do të nisë procesi për përgatitjen e materialeve zgjedhore dhe më 10 prill pritet që fleta të dërgohet drejt zgjedhësve jashtë vendit. “Më 5 prill, tek Parku Olimpik nisim përgatitjen e materialeve zgjedhore (mbushjen e zarfeve) që më pas i nisim në diasporë. Ambienti kënaq nevojat e të gjithë palëve”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Diaspora, vendet e pazakonta nga do të votojnë shqiptarët. 1 fletë votimi në 14 shtete

SHKARKO APP