Dibër, Gjunkshi: Ndërtesa me kanabis. Veliu: Shifra të ulëta

Ministria e Brendshme, së bashku me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë një nismë të re. Këtë herë, forumi Qytetar për Sigurinë u ndal në Dibër, aty ku deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi u shpreh se në këtë qark ka ende ndërtesa të mbushura me lëndë narkotike.

“Ky komunitet ka nevojë të ndjehet dora e policisë së shtetit jo vetëm përmes takimeve por edhe nëpërmjet investimeve konkrete. Ka ndërtesa të mbushura me lëndë narkotike. Përkrah iniciativën tuaj, për ta luftuar këtë. Kjo është një e shkuar që ka lënë shumë pasoja”, tha Gjunkshi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nga ana tjetër u përgjigj se Dibra ka qenë ndër qarqet me shifrat më të ulëta, përsa i përket kanabisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qëllimi i takimit është që ne në policinë e shtetit të identifikojmë ca është bërë mirë dhe çfarë jo. Nuk mund të pretendojmë se drejtoria vendore Dibër është policia më e mirë në botë, po nuk mund ta mohoj që Dibra në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ngjarje të rëndë, dhe kjo është meritë e komunitetit tuaj në radhë të parë. Dua të them me plot gojën që policia e Dibrës ka pasur shifrat më të ulëta të kanabisit në vitin 2017 dhe kjo është meritë e juaja dhe e policisë së Dibrës. Jemi sot këtu për të marrë besimin tuaj dhe për të na mbështetur në punën që kemi nisur”, tha Veliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?