Dibër/ Kandidati i PD, Haka denoncon shkeljet me ndihmën ekonomike
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Dibrës, Luan Haka pasi hodhi votën në kutinë e votimit, në një deklaratë për mediat ka denoncuar ndarjen e ndihmës ekonomike në disa zona në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se rastet i ka denoncuar edhe në SPAK.
“Shkeljet janë konstatuar para zgjedhjeve se PS nuk i lë në fund dje ka shpërndarë ndihmë ekonomike duke u dhënë militantëve lekë për këto zgjedhje. të gjitha komunat nga Sllova, Arrësi, Luznia dhe Maqellara. Kemi bërë denoncim në SPAK në ditët në vijim do të jetë gjithçka transparente”.

