Čeferin rikandidon për president të UEFA-s, mbështetje unanime nga 55 federata

Aleksander Čeferin ka ndryshuar mendje dhe është gati të kandidojë për mandatin e tij të katërt në krye të futbollit evropian. Këtë e bëri të ditur vetë ai nga Berlini, gjatë një takimi me presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të të 55 federatave kombëtare anëtare. Čeferin, i cili është në detyrë që nga viti 2016, do të kandidojë për rizgjedhje në Kongresin e ardhshëm të Rregullt, që do të mbahet në Astana, Kazakistan, më 22 prill 2027.

Ky vendim, sipas njoftimeve nga Nyon, erdhi “pas shprehjeve të mbështetjes dhe inkurajimit të marra nga figura të tjera të futbollit evropian”. Čeferin falënderoi federatat kombëtare për besimin e tyre, duke theksuar se “kemi përballuar sfida të jashtëzakonshme në vitet e fundit dhe i kemi përballuar si një ekip i vetëm”.

Ai shtoi se “ka ende një punë të rëndësishme për të vazhduar dhe prandaj kam pranuar kërkesën e tyre”. Kjo vjen pasi në shkurt 2024, Čeferin kishte njoftuar se do të largohej nga presidenca në fund të mandatit, megjithëse Kongresi kishte miratuar ndryshimet në Statut për t’i lejuar atij të kandidonte për një mandat tjetër katërvjeçar deri në vitin 2031. Ambicia e tij mbetet e njëjtë: të mbajë të bashkuar futbollin evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?