Dibra në protestë për vrasjen e Klodian Rashës
Qytetarët në Peshkopi i janë bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.
Qytetarët kanë marshuar në thirrjet “Drejtësi për Klodianin”.
Protesta ka vijuar pa tensione, ndërkohë protestues nga qytete të ndryshme në Shqipëri protestojnë për të tretën ditë, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut.
Kujtojmë që kryeministri Rama, njoftoi dorëheqjen e Sandër Lleshaj, ndërsa nga qytetarët kërkohet edhe dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, kërkesë për të cilën Rama u shpreh i vendosur se kjo nuk do të ndodhë.