“Dibra”, Njoftimi: Policë në 118 qendrat e votimit

Ditën e nesërme do të mbahen në Dibër zgjedhjet e pjesshme vendore dhe policia e këtij qarku ka hartuar një plan masash për të vendosur efektivë të policisë në 118 qendrat e votimit.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia e Dibrës thotë se, efektivët janë pajisur edhe me dokumentacionin e duhur dhe janë njohur me të drejtat dhe detyrimet që nga momenti i marrjes në dorëzim të qendrave të votimit deri në përfundim të votimeve dhe dorëzimit të kutive me votat dhe materialet zgjedhore.

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 10.30,  në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka përfunduar instruktazhi me punonjësit e policisë që janë të planizuar për ruajtjen fizike të  objekteve zgjedhore që janë të përcaktuara për tu kryer procesi i votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në instruktazh ka marrë pjesë Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Drejtues i Parë Gjovalin Loka si dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Edmond Tarkaj.

Secili punonjës policie është njohur dhe ka firmosur për  detyrat që ka në këtë fazë të procesit  si dhe është pajisur me dokument identifikimi të veçantë të prodhuar në bashkëpunim me KQZ.

Marrja në ruajtje e këtyre objekteve fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore.

Në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër është ngritur Grupi i drejtimit për menaxhimin e  procesit zgjedhor  përsa i përket detyrave të policisë në këtë proces.

Në bashkinë Dibër  janë 118 Qendra votimi , të gjitha të mbuluara me punonjës policie.

Gjithashtu, janë 15 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?