Diell dhe rritje e ndjeshme e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht me diell. Në zonat jugore dhe juglindore do të ketë dhe intervale me reshje të izoluara shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -8°C në -1°C dhe në zonat e ulëta nga -5°C në 04°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?