Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rrije të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 24°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rrite lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 15°C.